FIER — Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Selami Hasanit këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku dyshohet se autorët i janë futur në banesë për ta ekzekutuar.
Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami” ose “Seli i malit”, ishte dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ngjarjen e 25 marsit 2002 në tregun e kambistëve në Fier, ku u vranë Julian Isufaj, kushëriri dhe nipi i Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”, dhe kambisti Esat Tare, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë.
Sipas hetimeve dhe dëshmive të asaj kohe, vrasja e vitit 2002 u krye në bashkëpunim me persona të tjerë, në kuadër të një hasmërie të kahershme mes familjeve dhe grupeve në Fier.
Pas rreth 7 vitesh në kërkim, Hasani u kap nga forcat speciale RENEA më 12 gusht 2009 në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në Fier, ku iu sekuestruan edhe dy pistoleta, ndërsa pas rreth 11 vitesh të vuajtura nga dënimi prej 25 vitesh, ai doli nga burgu në fund të vitit 2021.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd