

FIER — Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Fierit. Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Selami Hasani, ndërkohë që emri i autorit nuk është bërë ende i ditur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Megjithatë, rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e detajeve të tjera nga policia për ngjarjen.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






