Transmetuar më 22-11-2026, 23:20

Paris, 22 nëntor 2026 – Senati francez ka miratuar një ligj të ri që prezumon ligjshmërinë e përdorimit të armëve të zjarrit nga efektivët e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, përveç rasteve kur paraqiten prova që dëshmojnë të kundërtën, një vendim që ka ngjallur reagime të ashpra nga forcat e majta, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe aktivistët, të cilët e kanë cilësuar atë si një leje për të vrarë. Masa u miratua me dyqind e pesë vota pro dhe njëqind e dhjetë kundër në dhomën e lartë të Parlamentit francez, duke i dhënë forcat e rendit një prezumim ligjor për veprimet e tyre me armë zjarri në terren në mungesë të provave të kundërta.

Në mbrojtje të nismës, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, argumentoi se ligji synon t’u ofrojë punonjësve të policisë një mbrojtje ligjore të përshtatur me rreziqet dhe vështirësitë e larta me të cilat përballen gjatë ndërhyrjeve të tyre, ndërsa kundërshtarët paralajmërojnë se kjo dispozitë rrezikon të forcojë pandëshkueshmërinë e strukturave policore dhe t’ua vështirësojë akoma më shumë familjeve të viktimave rrugën drejt drejtësisë. Grupet parlamentare të së majtës kanë njoftuar se do ta referojnë aktin ligjor pranë Këshillit Kushtetues për vlerësim të kushtetutshmërisë, në një përpjekje për të ndalur hyrjen e tij në fuqi.

Ky debat zhvillohet në një kontekst të ndjeshëm shoqëror e politik, të shoqëruar me akuza të vazhdueshme për dhunë e abuzim policor në Francë, veçanërisht në raport me qytetarët me prejardhje afrikane dhe arabe, mes të cilave spikat rasti i vrasjes së shtatëmbëdhjetëvjeçarit Nahel Merzouk në vitin 2023 nga një polic gjatë një kontrolli rrugor, ngjarje që nxiti protesta dhe trazira të gjera në disa qytete franceze.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit