Transmetuar më 22-11-2026, 21:27

Prata di Pordenone, 22 nëntor 2026 – Një tridhjetë e njëvjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në veri të Italisë, ndërsa tre fëmijë që ndodheshin në të njëjtën makinë kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banore e zonës së Prata di Pordenone, e cila u nda nga jeta pas pasojave të përplasjes së ndodhur mëngjesin e kësaj të diele.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 11:00 në zonën e Prata di Pordenone, ndërsa e reja po shoqëronte fëmijët drejt Villanova-s për të marrë pjesë në festën e dhjetëvjetorit të ditëlindjes së nipit të saj. Sipas rindërtimit paraprak të karabinierëve, automjeti tip Ford Fiesta humbi kontrollin në një kthesë për shkak të rrugës së rrëshqitshme nga reshjet e shiut, doli nga karrexhata dhe u përplas me një shtyllë betoni e cila u shemb e depërtoi në pjesën e përparme të mjetit, duke bërë që makina të përfundonte e përmbysur mbi strukturën e betonit për shkak të forcës së madhe të goditjes.

Emanuela Shahini mbeti e bllokuar mes mbetjeve të automjetit të shkatërruar dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’u nxjerrë, ndërsa pas ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, ku ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30. Në makinë udhëtonin edhe tre të mitur, djali gjashtëvjeçar i tridhjetë e njëvjeçares, vajza e saj katërvjeçare dhe një shoqe e tyre dhjetëvjeçare, të cilët sipas raportimeve arritën të dilnin vetë nga automjeti pas përplasjes.

Vajza katërvjeçare u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones për kontrolle dhe trajtim mjekësor për dëmtime e mavijosje në trup, teksa gjendja e tyre vijon të ndiqet nga mjekët. Në vendngjarje shkuan ambulanca, helikopteri mjekësor, zjarrfikësit dhe karabinierët e kompanisë Sacile, të cilët po hetojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe po verifikojnë përdorimin e rripave të sigurimit, ndërsa kryetarja e bashkisë së Prata di Pordenone, Katia Cescon, shprehu ngushëllimet e saj duke deklaruar se në emër të saj dhe të gjithë administratës bashkiake shprehte ngushëllimet më të thella familjes së Emanuelës për këtë tragjedi të madhe, teksa një nënë e re u nda nga jeta shumë shpejt, duke shtuar një lutje të veçantë për vajzën e vogël që ishte në bord me të, e shtruar në spital, dhe një mendim plot dashuri e afërsi për të gjithë të dashurit e saj me të cilët ishin pranë në këtë moment dhimbjeje të papërshkrueshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit