

Tiranë, 22 nëntor 2026 – Në rubrikën Shihemi në Gjyq, Laerti ka rrëfyer historinë e vështirë të marrëdhënies me prindërit e tij, duke zbuluar përplasjet dhe tensionet e vazhdueshme që e detyruan të braktiste banesën familjare së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur. Sipas dëshmisë së tij, problemet morën hov menjëherë pas lindjes së fëmijës, kur bashkëjetesa nën një çati u shndërrua në një burim të përhershëm debatesh dhe incidentesh të rënda, kryesisht mes nënës së tij dhe nuses, duke kulmuar me gjeste ekstreme që bënë të pamundur vijimin e jetesës së përbashkët.
Gjatë bisedës në studio me ndërmjetësuesen Eni Çobani, Laerti ka treguar me detaje të gjithë kalvarin e përplasjeve, vështirësitë ekonomike të asaj periudhe dhe faktin se një situatë e ngjashme kishte ndodhur më herët edhe me vëllain e tij, Lorencin, i cili po ashtu ishte larguar pas sherreve në familje.
Eni Çobani: A ke një shtëpi ti?
Laerti: Kam një shtëpi, një apartament me tre dhoma, e kompletuar me të gjitha. Jam lindur e rritur atje.
Eni Çobani: Pse je jashtë shtëpisë tani? Çfarë ka ndodhur?
Laerti: Më ndërron jetë babai në vitin 2016 dhe unë kam jetuar atje bashkë më nusen e vajzën. Në momentin që ka lindur edhe vajza kanë filluar konfliktet, i thoshte nëna nuses "pse çohesh nga ora 10:00, pse nuk çohesh më herët". Kur vajza ka qenë e vogël, foshnje, gjithë natën qante, nusja gjithë natën pa gjumë duke e ushqyer, dhe bënte gjumë ato pak orët e mëngjesit që të mblidhte veten. Nëna ime pastaj vazhdonte me ato konfliktet. Lindi vajza u bë 7-muajshe, filluan sherret e tjera tani me karrocën e fëmijës. Është turp tani ta them, se nuk besoj se ka ndonjë prind që i bën këto, "më ke gërvishtur murin e shtëpisë me karrocë". Por, si mund të thuash për karrocën e mbesës tënde. Mamaja ime frynte babain tim dhe babai më kundërvihej mua e nuses sime.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






