Transmetuar më 21-11-2026, 22:27

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin Review me Greta Topjanën, ku analizoi zhvillimet e fundit politike në vend, bëri publike këshillën e drejtpërdrejtë që i ka përcjellë kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe raportin me shoqërinë. Sipas saj, kreu i ekzekutivit ndodhet përballë misioneve të mëdha politike dhe integruese në një kohë të trazuar shoqërore, ndaj duhet të zhvishet nga petku i pushtetit dhe të kuptojë më thellë vështirësitë e përditshme të njerëzve të zakonshëm.

Duke komentuar gjendjen emocionale të qytetarëve dhe qasjen e qeverisë, Malaj vuri në dukje se kryeministri po kalon një fazë reflektimi të fortë, por shtoi se atij i mungojnë partnerët e duhur për ta mbështetur në këtë rrugëtim. "Zoti Rama ka marrë dy misione. E para, që Partinë Socialiste ta lërë në pushtet dhe të vazhdojë si kryetar. E dyta, të çojë vendin në Bashkimin Evropian. Dhe e treta është që nuk jemi në paqe, jemi në situata të trazuara. Njerëzit nuk janë lodhur, por u është marrë jeta peng. Dhe në momentin kur njeriut i merret jeta peng, zotit Rama i kam dhënë një këshillë: duhet të jesh shumë empatik dhe duhet të veshësh këpucët jo më të kryetarit të bashkisë, të kryeministrit apo të kryetarit të Partisë Socialiste, por të atij njeriu, që ai, nëpërmjet pasqyrës, duhet të kuptojë se ku shkon dhimbja e njeriut. Mendoj që ai po bën një lloj reflektimi të fortë, por nuk i ka partnerët që ta mbështesin në këtë garë", u shpreh Nora Malaj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit