Transmetuar më 21-11-2026, 20:39

Lima, 21 nëntor 2026 – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Richter, i cili goditi mbrëmjen e së premtes pjesën qendrore të Perusë, ka shkaktuar të paktën pesëmbëdhjetë të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale në disa zona të vendit. Sipas bilancit paraprak të publikuar nga Instituti Kombëtar për Mbrojtjen Civile (INDECI), lëkundjet sizmike kanë prekur gjithsej njëqind e njëzet e shtatë banesa, katër prej të cilave janë dëmtuar aq rëndë sa janë shpallur plotësisht të pabanueshme.

Të dhënat teknike të regjistruara nga Instituti Peruan të Gjeofizikës (IGP) bëjnë me dije se lëkundjet u shënuan në orën 19:09 sipas orës lokale, me epiqendër rreth tridhjetë kilometra në veriperëndim të qytetit Junín dhe afërsisht treqind kilometra në lindje të kryeqytetit Lima. Goditja sizmike u regjistrua në një thellësi prej njëqind e njëzet e nëntë kilometrash nën sipërfaqen e tokës, ndërsa strukturat e emergjencave civile vijojnë verifikimet në terren për vlerësimin e plotë të dëmeve në infrastrukturë dhe strehim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit