Transmetuar më 21-11-2026, 19:56

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në Sheshin Skënderbej pas disa orësh tubimesh dhe marshimesh në rrugët kryesore të kryeqytetit, teksa pjesëmarrësit paralajmëruan një mobilizim të ri masiv për datën 28 Nëntor. Tubimi nisi fillimisht pranë godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u shënuan edhe momente tensioni, për t’u zhvendosur më pas përpara godinës së Kryeministrisë me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë qëndrimit përballë selisë së ekzekutivit, një grup të rinjsh protestues shkruan në muret e godinës së Kryeministrisë mbishkrimin "28 Nëntor, dorëheqje", duke e lidhur këtë mesazh simbolik me protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e Pavarësisë. Pasi vijuan marshimin nëpër arteriet e Tiranës dhe u rikthyen sërish përpara Kryeministrisë, protestuesit u drejtuan drejt Sheshit Skënderbej, ku mbyllën tubimin e ditës duke njoftuar se protesta e radhës më 28 Nëntor pritet të ketë pjesëmarrje të gjerë edhe nga shqiptarët e diasporës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit