Transmetuar më 21-11-2026, 19:47

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Protesta e kësaj të shtune ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, ku gjatë lëvizjes në rrugën "Myslym Shyri" protestuesit bllokuan qarkullimin e automjeteve dhe u vunë flakën koshave të mbeturinave. Për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të kufizuar avancimin e turmës, në zonë janë angazhuar forca të shumta të rendit, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.

Më herët gjatë ditës, tubuesit ishin grumbulluar përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku vëmendjen e tërhoqi edhe prania e aktivistes së njohur ndërkombëtare Greta Thunberg mes pjesëmarrësve. Gjatë gjithë zhvillimit të protestës në akset e kryeqytetit, kërkesa kryesore e qytetarëve të mbledhur ka mbetur e pandryshuar, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit