Transmetuar më 21-11-2026, 19:42

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Pas një marshimi në disa prej akseve kryesore të Tiranës, protestuesit janë grumbulluar tashmë përballë godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e qeverisë nën praninë e shtuar të forcave të rendit. Për të kufizuar dhe orientuar lëvizjen e turmës nëpër arteriet qendrore të kryeqytetit, Policia e Shtetit ka vendosur kordone sigurie në disa rrugë kyçe, ndërsa deri në këto momente tubimi po zhvillohet pa incidente.

Marshimi i protestuesve nisi fillimisht përgjatë Rrugës së Kavajës, ku u përball me një kordon policor që ndaloi avancimin e mëtejshëm të tyre, duke bërë që turma të ndryshonte drejtim dhe të kthehej drejt qendrës së Tiranës. Pas bllokimit të qarkullimit edhe në Rrugën e Durrësit, protestuesit vijuan lëvizjen nëpër kryeqytet, dhe ndonëse fillimisht u përfol se destinacioni i tyre do të ishte selia e Partisë Socialiste, itinerari u devijua duke e përqendruar tubimin përpara selisë së ekzekutivit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit