Transmetuar më 21-11-2026, 19:29

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion i drejtuar nga ish-deputetja socialiste Blerina Gjylameti, janë shkarkuar nga detyra pas konstatimit të shkeljeve të rënda procedurale gjatë kontrollit të një ngarkese prej njëzet e shtatë tonësh mish derri me origjinë nga Brazili, të importuar nga subjekti "KING-MIT". Vendimi u mor nga Komisioni Disiplinor i Inspektoratit të Përgjithshëm pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit, vlerësimit të përgjegjësive individuale dhe zhvillimit të seancave dëgjimore me punonjësit e përfshirë.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektori me inicialet L.B., i cili shërbente në Pikën e Kalimit Kufitar pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, u largua nga puna për mosverifikimin e plotë të dokumentacionit të ngarkesës, të stabilimentit të autorizuar për eksport dhe të vërtetësisë së certifikatës shoqëruese. Ndërkohë, tre inspektorët e tjerë me inicialet E.T., K.K. dhe M.G., pranë Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Fier, u shkarkuan për mosverifikim të plotë të praktikës dokumentare, mosidentifikim të të gjitha shkeljeve dhe vendosjen e një mase administrative joproporcionale me natyrën dhe peshën e tyre, në vijim të paralajmërimeve të mëhershme të kryeinspektorit Dashnor Sula për zero tolerancë ndaj shkeljeve të ligjit në sigurinë ushqimore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit