Transmetuar më 21-11-2026, 15:46

TIRANË — Edhe këtë të shtunë po mbahet një protestë para Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur disa qytetarë dhe studentë, në vijim të tubimeve të zhvilluara në ditët e fundit.

Protestuesit janë vendosur fillimisht në “Rrugën e Durrësit”, ku kanë bllokuar për disa momente qarkullimin e automjeteve. Policia u ka bërë thirrje të lirojnë rrugën dhe i ka zhvendosur në trotuar, por ata janë rikthyer sërish në rrugë, duke bllokuar përsëri qarkullimin.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie në të dyja anët e “Rrugës së Durrësit”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit