Transmetuar më 21-11-2026, 13:42

TIRANË — Brikena Selmani ka bërë të ditur përmes një mesazhi në grupin e fansave në Instagram se po kërkon një familje të re për qenushen e saj, Divën.

Ish-banorja ka kontaktuar vajzat që ia kishin dhuruar qenushen, duke i pyetur nëse do të dëshironin ta merrnin sërish ose nëse njihnin dikë që mund t’i ofronte një shtëpi dhe kujdesin e duhur, ndërsa vendimin e ka lidhur me angazhimet e shumta profesionale, udhëtimet e shpeshta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, ndryshimet në jetën personale dhe mungesën e familjes pranë.

“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar ajo.

Brikena ka theksuar se nuk dëshiron t’i shmanget përgjegjësisë dhe është e gatshme të kontribuojë financiarisht për personin që do të marrë përsipër kujdesin e Divës, e cila u bë pjesë e jetës së saj në fund të shtatorit, kur ajo ndau për herë të parë një fotografi të qenushes në krahët e Mateo Borrit, duke zbuluar se emrin ia kishte vendosur ai.

“Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, ka përfunduar ajo mesazhin.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit