

AUSTRI — Skiatorja 20-vjeçare Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, vijon me paraqitjet e saj të shkëlqyera në fillim të sezonit në Kupën e Botës në Skitë Alpine, duke u renditur në vendin e dytë në zbritjen e parë në kategorinë e slalomit në Gurgl të Austrisë.
Ajo e përshkroi pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qindtat, duke u lënë pas vetëm nga suedezja Anna Swenn Larsson, në kushte të vështira meteorologjike me vizibilitet të ulët në pistë.
Në zbritjen e parë në pistën austriake, Colturi la pas garuese të njohura si Paula Moltzan, Emma Aicher dhe Camille Rast, ndërsa zbritja e dytë e disiplinës së slalomit është parashikuar në orën 13:30.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






