Transmetuar më 21-11-2026, 12:49

TIRANË — Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se regjistrimi i veprave penale ndaj Elisa Spiropalit dhe bashkëshortit të saj dëshmon përdorimin politik të Prokurorisë së Posaçme.

Berisha u shpreh se akuzat ndaj Spiropalit i ka paraqitur vetë dy vite më parë në Kuvend me fakte dhe dokumente, por shtoi se veprimi i SPAK-ut pikërisht në momentin kur ajo ka shfaqur kundërshti ndaj kryeministrit Edi Rama tregon se ky institucion po përdoret si armë politike.

“Edison, kjo që thoni ju është plotësisht e vërtetë. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë”, tha Berisha.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit