Transmetuar më 21-11-2026, 11:16

TIRANË — Bashkëkryetarët e Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Demo dhe Albana Koçiu, së bashku me drejtuesen politike të qarkut, Ogerta Manastirliu, kanë mbërritur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë.

Tre drejtuesit socialistë janë paraqitur së bashku në takimin që zhvillohet këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve të forcës politike për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.

Asambleja është thirrur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave të partisë dhe puna për zgjedhjet e ardhshme, me vëmendje të veçantë te Bashkia e Tiranës.

Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00 dhe pritet të mbahet me dyer të mbyllura, megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë format.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit