

PRISHTINË — Nën masa të shtuara sigurie dhe me praninë e forcave të shumta të EULEX-it, Jakup Krasniqi është shoqëruar në shtëpinë e tij për ditën e fundit të vizitës humanitare në Kosovë.
Familjarët e rrethit të gjerë e kanë ndjekur nga ballkonet momentin kur ai ka hyrë brenda oborrit të banesës, ndërkohë që misioni i EULEX-it ka reaguar zyrtarisht duke përgënjeshtruar raportimet e një dite më parë se një prej pjesëtarëve të tij i kishte drejtuar armën një familjari, duke e cilësuar një gjë të tillë si të pavërtetë.
Pasditen e sotme, Krasniqi pritet të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë, pasi përfundoi lejen katërditore të akorduar për arsye humanitare pranë familjes, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Më 16 shtator, ai u dënua nga shkalla e parë e Dhomave të Specializuara me 25 vjet burgim për krime lufte.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






