

LIMA — Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Perunë qendrore, duke shkaktuar shqetësim te banorët pasi lëkundjet u ndjenë në shumë zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku qytetarët dolën nga banesat e tyre.
Lëkundja sizmike u regjistrua të premten në orën 19:09 sipas kohës lokale.
Sipas Institutit Gjeofizik Peruan (IGP), epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junin, në rajonin e Andeve me të njëjtin emër, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 129 kilometra.
Pavarësisht forcës së lëkundjeve, të dhënat paraprake nuk raportojnë për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërkohë që shërbimet kompetente vijojnë të monitorojnë situatën.
#TemblorPerú, video muestra como fue el fuerte temblor de 6.7 con epicentro en Junín que sacudió Lima y toda la región centro del país, algunos moradores salieron a las calles temiendo una réplica. pic.twitter.com/tUkHM2FnCD
— We News (@wenewsec) November 21, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






