

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një videokartolinë nga bashkëbisedimi i zhvilluar me një grup studentësh, duke bërë të ditur se palët kanë rënë dakord të mos bëjnë publike për momentin përmbajtjen e debatit, por të shpërndajnë vetëm pamjet e takimit. Kreu i qeverisë ka falënderuar gjithashtu drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, për punën në afrimin e të rinjve pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve të tyre të ndryshme.
Duke shoqëruar publikimin me një urim për fundjavën, kryeministri ka vënë në dukje se bashkëbisedimi është zhvilluar me studentë që mbështesin protestën paqësore dhe kundërshtojnë dhunën, teksa ka vlerësuar rolin e agjencisë rinore në përfshirjen e të rinjve pa dallim bindjesh. "Mirëmëngjes dhe me një videokartolinë nga dialogu me studentë që besojnë te protesta jo te gurët, me të cilët ramë dakord të mos e publikojmë hëpërhë debatin po vetëm pamjet, si edhe me falënderimin për Sara Bodon që e ka kthyer Agjencinë Kombëtare të Rinisë në një magnet për vajza e djem pa dallim bindjesh, ju uroj fundjavë të qetë", ka shkruar Edi Rama në rrjetet sociale.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






