Transmetuar më 21-11-2026, 08:01

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Një moment i sikletshëm dhe plot humor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Live me Luizin", ku i ftuar ishte deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë një loje me fotografi politikanësh. Gjatë sfidës televizive, moderatori Luiz Ejlli duhej të mbante pranë ballit portrete të figurave publike pa i parë ato, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte të dhëna orientuese pa përmendur emrat për t’ia lehtësuar gjetjen e personazhit.

Situata mori një kthesë të veçantë në çastin kur u shfaq fotografia e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është njëkohësisht nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit, çka solli këtë shkëmbim batutash mes tyre:

"Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…", tha Korreshi.

"Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?", pyeti Ejlli, duke qeshur.

"Po, po", iu përgjigj Korreshi.

"Jozefina?", tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.

"Po", konfirmoi deputeti i PD-së.

"Po e ndaj veç këtë", u shpreh Ejlli.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit