

Tiranë, 21 nëntor 2026 – Territori i vendit do të mbetet edhe gjatë ditës së sotme nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira që pritet të vijnë në pakësim gradual pas orëve të mëngjesit. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut me intensitet të ulët janë shfaqur që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të vendit dhe do të vijojnë të mbeten të pranishme me të njëjtin ritëm të dobët gjatë ditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore.
Sa i përket kushteve të erës dhe detit, era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në pesë metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare ajo pritet të arrijë deri në dhjetë metra në sekondë, duke gjeneruar një valëzim të ulët në dete të forcës nga një deri në dy ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






