

Tiranë, 20 nëntor 2026 – Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar rishikimin dhe përmirësimin e skemës së pensioneve në Shqipëri përmes rregullave të qëndrueshme që ruajnë karakterin kontributiv të sistemit, duke kërkuar braktisjen e praktikës së shpërndarjes së bonuseve të posaçme të herëpashershme. Sipas vlerësimit të institucionit financiar ndërkombëtar, çdo ndërhyrje për rritjen e të ardhurave të pensionistëve duhet të mbështetet në mekanizma që nxisin punësimin dhe formalizimin e tregut të punës, pa cenuar ekuilibrat buxhetorë dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit.
Në analizën e tij mbi reformimin e mëtejshëm të sigurimeve shoqërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon gjithashtu se përshtatja e parametrave demografikë përbën një element kyç për mbijetesën financiare të skemës në dekadat e ardhshme. "Mjaftueshmëria e pensioneve duhet të përmirësohet brenda një kuadri të bazuar në rregulla, i cili ruan natyrën kontributive të sistemit, nxitjen për punësim dhe formalizimin, si dhe qëndrueshmërinë fiskale, në vend të përdorimit të bonuseve të posaçme ad hoc. Lidhja e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë do të mbështeste më tej qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve", thuhet në qëndrimin zyrtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






