

Tiranë, 20 nëntor 2026 – Tensione dhe përplasje janë regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit me qëllim rikthimin e qarkullimit të automjeteve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndërhyrja e efektivëve ka sjellë momente fërkimi me pjesëmarrësit, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonën përballë selisë së qeverisë.
Tubimi i sotëm vjen në ditën e njëqind e shtatëdhjetë e katërt të protestave të qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët e kësaj lëvizjeje kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare më 28 nëntor, ku pritet të bashkohet edhe diaspora, në të njëjtën ditë kur edhe Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një tubimi kombëtar në kryeqytet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






