Transmetuar më 20-11-2026, 18:40

Durrës, 20 nëntor 2026 – Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja fatale është shënuar pasditen e djeshme në lagjen numër 1 të Durrësit, ku elemente dekorative të fasadës së një pallati shumëkatësh janë shkëputur nga lartësia e katit të dhjetë dhe kanë rënë me forcë mbi trotuar. Përplasja e materialeve të rënda ka shkaktuar fillimisht dëme materiale, pasi një pjesë e tyre ka rënë drejtpërdrejt mbi një automjet të parkuar përpara godinës, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët në një zonë të frekuentuar të qytetit.

Sipas pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë, në momentin e shkëputjes së copave të fasadës pranë godinës po kalonte një vajzë e re, e cila i ka shpëtuar për pak goditjes së drejtpërdrejtë. Materialet kanë rënë fare pranë këmbësores, e cila ka arritur të largohet menjëherë pa pësuar lëndime fizike, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit