Transmetuar më 20-11-2026, 18:28

Kukës, 20 nëntor 2026 – Një incident i zakonshëm rrugor mes dy bashkëfshatarëve në Kukës ka degraduar sot në një ngjarje të rëndë me pengmarrje dhe dhunë fizike, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të specializuara të Policisë për neutralizimin e autorëve. Konflikti ka nisur në momentin kur shtetasi Valdet D., teksa po udhëtonte me automjetin e tij, është përplasur me pasqyrat e makinës së bashkëfshatarit të tij, Sadi E. Debati mes dy të njohurve ka nisur fillimisht me fyerje dhe ofendime të ndërsjella, çka solli mbërritjen e shërbimeve të Policisë në vendngjarje, të cilat bënë ndalimin e Valdet D.

Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit menjëherë më pas, kur Sadi E. ka thirrur në ndihmë xhaxhain e tij, Saminë, dhe së bashku janë rikthyer në vendin e ngjarjes. Pasi kanë goditur fillimisht automjetin e Valdetit, të dy ata e kanë marrë me forcë të riun nga duart e efektivëve të policisë dhe e kanë futur në automjetin e tyre tip ML me ngjyrë të bardhë.

Autorët e kanë dërguar më pas Valdet D. në një zonë pyjore, ku e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë braktisur në mes të pyllit, ndërsa vetë janë larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Kukësit, duke detyruar strukturat e rendit të angazhojnë forcat e specializuara për kapjen dhe neutralizimin e tyre.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit