

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij indonezian Prabowo Subianto njoftuan të premten, gjatë takimit të tyre në Shenzhen të provincës Guangdong të Kinës Jugore, nisjen e negociatave rreth partneritetit të gjithanshëm ekonomik Kinë-Indonezi.
Prabowo ka shkuar në Kinë për Takimin e 33-të të Liderëve Ekonomikë të APEC-ut, që u zhvillua nga e mërkura deri të enjten.
Xi u shpreh në këtë takim se të dy vendet duhet të forcojnë komunikimin strategjik dhe solidaritetin, të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm strategjik, të konsolidojnë themelet e besimit politik dhe të ruhen së bashku ndaj rreziqeve të jashtme e të reagojnë ndaj tyre.
Ai u bëri thirrje të dy vendeve të zgjerojnë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë, të çojnë përpara projektet e mëdha, të tilla si Hekurudha e Shpejtë Xhakartë-Bandung, dhe të thellojnë bashkëpunimin në sektorët e energjetikës dhe burimeve minerare, inteligjencës artificiale, ekonomisë digjitale dhe energjisë së pastër.
Në sfondin e rreziqeve dhe sfidave në botë, Kina është e gatshme që të forcojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin me Indonezinë brenda mekanizmave shumëpalësh, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, APEC-un dhe bashkëpunimin Kinë-ASEAN, u shpreh Xi.
Ndërsa presidenti indonezian Prabowo Subianto tha nga ana e tij që partneriteti strategjik i Indonezisë me Kinën është më i fortë se kurrë dhe theksoi përsëri se Indonezia ndjek me vendosmëri politikën e Një Kine dhe që Tajvani është një provincë e Republikës Popullore të Kinës.
Sipas tij, pala indoneziane i mirëpret sinqerisht sipërmarrjet kineze që të investojnë e të bëjnë biznes në Indonezi dhe është e përkushtuar për të krijuar një mjedis biznesi të besueshëm, të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm.

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologun e tij indonezian Prabowo Subianto sot në Shenzhen. Foto: Xinhua
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






