Transmetuar më 20-11-2026, 13:31

TIRANË — Mishi i prodhuar në laborator mund të bëhet pjesë e tregut shqiptar në të ardhmen, pasi projektligji i ri “Për ushqimin”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon përfshirjen e produkteve të krijuara përmes kulturave qelizore dhe indore në kategorinë e ushqimeve të reja.

Kjo nismë mund të hapë rrugën për importimin dhe tregtimin e mishit të kultivuar, i cili prodhohet duke shumëfishuar qelizat e kafshëve në kushte laboratorike, pa rritjen dhe therjen e tyre. Megjithatë, kjo teknologji ka ngritur shqetësime lidhur me cilësinë dhe sigurinë ushqimore, si dhe me ndikimin e mundshëm te blegtoria vendase.

Nëse projektligji miratohet, Shqipëria do të duhet të përgatisë kuadrin ligjor për ushqimet e reja deri më 1 gusht 2027, ndërkohë që konsumatorët shqiptarë mbeten ende të panjohur me këtë kategori produktesh dhe me mundësinë e futjes së tyre në treg. Në Europë, Italia ka zgjedhur një qasje kufizuese, duke miratuar në vitin 2023 ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të mishit të kultivuar në laborator.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit