Transmetuar më 20-11-2026, 11:48

TIRANË — Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Request”, pasi tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari duke iu prezantuar në platforma online si funksionar publik.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, operacioni u finalizua si rezultat i veprimeve hetimore me metoda speciale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale.

Ndërhyrja erdhi menjëherë pas denoncimit të një 54-vjeçari, i cili ngriti dyshime se e kishin mashtruar në platforma komunikimi online nëpërmjet përdorimit të identitetit të një funksionari publik, me qëllim përfitimin e shumës prej 1 milion eurosh.

Në kuadër të operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale Albi Muça, 25 vjeç, banues në Tiranë, në momentin kur po merrte paratë.

Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe në episode të tjera me të njëjtin mekanizëm kriminal, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit