

TIRANË — Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, të premten, në orën 08:00, në Kryeministri ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, me fokus nismën “Prania Besnike” të Partisë Socialiste.
Nisma synon forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke parashikuar që përfaqësuesit politikë dhe deputetët të zhvillojnë takime të rregullta në terren, të evidentojnë shqetësimet e tyre dhe t’ia përcjellin ato institucioneve përkatëse.
Takimi vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së më 14 nëntor, ku u shpall nisja e përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Ndërkohë, Rama pritet të mbledhë nesër, në orën 11:00, në ambientet e Xibrakut, Asamblenë Socialiste të Tiranës.
Sipas të dhënave mbi zhvillimet e brendshme të partisë, në drejtimin e strukturave socialiste në kryeqytet pritet të angazhohen Ervin Demo dhe Albana Koçiu si bashkëkryetarë.
Sakaq Elisa Spiropali nuk do të jetë pjesë e forumeve drejtuese pas shkarkimit të saj javën e kaluar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






