

ORIKUM — Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar vdekjen e një 63-vjeçari dhe plagosjen e disa personave të tjerë.
Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, 63 vjeç, i cili udhëtonte në njërin prej mjeteve të përfshira në përplasje. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër ndodheshin disa punëtorë të huaj që po udhëtonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për punë.
Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është transportuar në morg.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Orikum-Llogara”, në Fushë Dukat, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 62 vjeç, dyshohet se është përplasur me automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin M. H., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi Xh. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit “Renault”, shtetasi egjiptian M. H., dhe pasagjeri, shtetasi M. N., rreth 40 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
3 pasagjerët e automjetit tip “Renault” janë shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






