

Tiranë, 19 nëntor 2026 – Situata para godinës së Kryeministrisë është tensionuar ndjeshëm mbrëmjen e sotme, pasi forcat e policisë kanë ndërhyrë për të zhvendosur qytetarët e tubuar nga aksi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" drejt trotuareve anësore. Sipas pamjeve të përcjella nga vendngjarja, efektivët e rendit kanë formuar kordonë duke shtyrë protestuesit me forcë për të liruar karrexhatën, duke mos lejuar zhvillimin e grumbullimit në mes të bulevardit.
Ndërhyrja e strukturave policore vjen në zbatim të aktit normativ të miratuar së fundmi nga qeveria, i cili ndalon zhvillimin e protestave dhe bllokimin e qarkullimit në bulevard. Nga ana tjetër, qytetarët dhe organizatorët e tubimit kanë kundërshtuar ashpër veprimet e uniformave blu, duke deklaruar se ky akt normativ është antikushtetues dhe cenon drejtpërdrejt të drejtën themelore të tubimit paqësor, të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






