

TIRANË — Qarkullimi i automjeteve në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin nga Mbikalimi i Kamzës deri te Mbikalimi i Kasharit, krahu i djathtë, do të bllokohet sonte në të dyja senset e lëvizjes.
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, bllokimi do të nisë në orën 22:00 të kësaj të enjteje, 19 nëntor, dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të mëngjesit të së premtes, 20 nëntor 2026.
Kufizimi i përkohshëm i qarkullimit vjen në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, gjatë të cilit do të kryhen punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit.
ARRSH bën të ditur se kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut.
Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor shqiptar:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes.
Punimet do të zhvillohen duke filluar sot më 19.11.2026 deri nesër më 20.11.2026, nga ora 22:00 – 05:00. Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën e punimeve.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin e tyre, të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të këtyre punimeve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






