

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi sot ulje të re të çmimeve.
Duke nisur nga sot ora 14.00, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 u vendos të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, nga 203 lekë që u caktua dje.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 160 lekë/litri, nga 163 lekë që ishte fiksuar dje.
Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për automjetet mbetet i njëjtë, 71 lekë/litri me pakicë.
Ndërsa, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 105 lekë/litër nga 109 lekë që u caktua dje.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






