Transmetuar më 19-11-2026, 11:17

TIRANË — Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë për të dhënë dëshmi Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Pas rikthimit nga Italia, ku qëndroi tre javë për trajtim mjekësor, Vishkulli pritet të pyetet nga organi i akuzës lidhur me rrethanat e plagosjes së tij.

Ndërkohë, organi hetimor ende nuk ka marrë në dorëzim letërporosinë për materialin e huaj që u nxor nga syri i 28-vjeçarit gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën e specializuar “Gemelli” në Romë.

Çështja vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka administruar pamjet filmike të protestës dhe kartelën mjekësore të të plagosurit.

Në kuadër të hetimeve, po bashkëpunohet edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, përfshirë dyshimet për përdorimin jopropocional të forcës nga ana e policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit