

Tiranë, 19 nëntor 2026 – Territori i vendit do të ndodhet gjatë ditës së sotme nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë një mot të vranët dhe të shoqëruar me reshje shiu. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet do të nisin fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa pas orëve të mesditës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar, duke u përqendruar kryesisht në zonat veriore të vendit.
Kushtet atmosferike do të shoqërohen edhe me erë që do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, por përgjatë vijës bregdetare ajo do të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s. Si pasojë e erës së jugut, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 3 deri në 5 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






