

Aleksandar Vuçiç u ankua sot se televizioni shtetëror serb, RTS, po e censuronte.
Një ankesë e tillë shkaktoi të qeshura mes deputetëve të Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.
Deputeti i kësaj liste, Zllatko Kokanoviç, nisi të ironizonte me Vuçiçin dhe i dërgoi një puthje nga banka parlamentare ku ishte ulur.
Vuçiçi reagoi menjëherë, duke e cilësuar gjestin si “ngacmim seksual” dhe duke deklaruar se “ai nuk është nga ata” — duke iu referuar komunitetit gej.
Më tej, ai e ftoi deputetin që puthjet t’ia drejtonte kolegëve të grupit të tij parlamentar, mes të cilëve, sipas Vuçiçit, ka mjaft persona me orientim të tillë.
Ai nxitoi të shtonte se nuk kishte asgjë kundër homoseksualëve. Situata u bë edhe më komike për një tjetër detaj: pas Vuçiçit qëndronte e ulur Ana Brnabiç, ish-kryetarja e parlamentit dhe njëherësh politikane e deklaruar hapur si lesbike.
Ligjëratën e shefit të saj ajo e ndoqi me një buzëqeshje të sforcuar dhe plot siklet.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






