Transmetuar më 18-11-2026, 18:56

Milano, 18 nëntor 2026 – Pesë persona kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve bëjnë pjesë edhe dy shtetas shqiptarë rezidentë në rajonin e Lombardisë, ku njëri prej tyre, 49 vjeç, dyshohet nga hetuesit italianë si furnizuesi kryesor me kokainë i të gjithë rrjetit kriminal në zonën ku operonte grupi.

Operacioni u finalizua me sukses nga Karabinierët në përfundim të një hetimi të strukturuar që kishte nisur që në muajin shkurt të këtij viti, pas sekuestrimit të disa dozave kokaine te blerës të cilët rezultonin ta kishin siguruar lëndën narkotike në banesën e një 59-vjeçari.

Përmes zgjerimit të hetimeve me metoda speciale, përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, karabinierët arritën të dokumentonin të gjithë skemën e furnizimit dhe shpërndarjes së drogës. Sipas të dhënave paraprake të dosjes hetimore, rrjeti operonte me një sistem të mirëorganizuar dërgesash, duke ua dorëzuar kokainën klientëve të rregullt drejtpërdrejt në banesat e tyre apo në ambientet e punës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit