Transmetuar më 18-11-2026, 18:51

Tiranë, 18 nëntor 2026 – Elisa Spiropali është shfaqur pasditen e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, vetëm pak ditë pas përplasjes së fortë publike me kryeministrin Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Deputetja socialiste ka hyrë në sallën plenare në një moment kur diskutimet mbi projektbuxhetin e vitit 2027 vijonin me ritëm të ulët, në një sallë gjysmë të boshatisur ku pjesa dërrmuese e deputetëve, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, ishin larguar tashmë.

Pas hyrjes në sallë, Spiropali është drejtuar drejt vendit të saj të zakonshëm në radhët e mazhorancës, ku është ulur për të ndjekur vijimin e seancës parlamentare. Ky veprim vjen pas zërave të qarkulluar së fundmi se ajo ishte përjashtuar nga forumet drejtuese dhe nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste gjatë mbledhjes së Asamblesë, por prania e saj e sotme mes kolegëve socialistë tregon se deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim apo procedurë zyrtare të depozituar në Kuvend për largimin e saj nga grupi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit