Transmetuar më 18-11-2026, 17:39

TIRANË — Pas grumbullimit të tyre para godinës së Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Parlamentit, ku aktualisht po zhvillohet edhe seanca plenare.

Tubimi i ditës së sotme vjen pas njoftimit të bërë nga studentët se do të organizojnë protesta çdo të mërkurë dhe të shtunë, përmes të cilave kërkojnë në mënyrë të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Ndërkohë, në sallën e Kuvendit po vijon seanca plenare, e cila ka nisur që prej orës 10:00 të paradites, me fokus diskutimin dhe shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2027 dhe paketës fiskale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit