

TIRANË — Gjykata e Tiranës ka shpallur të paligjshëm arrestimin e kryer nga policia dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm, pa asnjë masë sigurie, të 15-vjeçarit Jongert L.
I mituri qëndroi i paraburgosur që prej ditës së shtunë në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” dhe këtë të mërkurë doli para trupit gjykues. Prokuroria kërkoi vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkesa të cilat u rrëzuan nga gjyqtarja Yrfet Shkreli.
Përveç ndalimit, adoleshenti është gjobitur edhe me 5 milionë lekë të vjetra në bazë të aktit normativ kundër bllokimit të rrugëve. Në fletën e gjobës, 15-vjeçari ka shkruar se të dy prindërit i ka invalidë, me babain të verbër dhe nënën me probleme të theksuara shëndetësore.
Sipas deklaratës së të atit dhënë disa ditë më parë lidhur me situatën e të birit, i mituri ndjek shkollën me mësues ndihmës dhe nuk i kupton gjobat që vendosen. Ai bëri të ditur se familja e tyre trajtohet me 140 mijë lekë të vjetra në muaj, shumë e cila nuk u mjafton as për të paguar qiranë e banesës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






