Transmetuar më 18-11-2026, 15:30

Prishtinë, 18 nëntor 2026 – Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është zhvilluar sot një takim i rëndësishëm koordinues me Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryesuesi i Grupit Punues për strategjinë e mbrojtjes në Apel, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e grupit, e informuan Presidenten Shiroka Pula mbi ecurinë e deritashme të punës dhe hapat konkretë të ndërmarrë në këtë drejtim. Bisedimet u përqendruan te mbarëvajtja e procesit me synim garantimin e një koordinimi të ngushtë ndërinstitucional, si dhe sigurimin e mbështetjes së plotë juridike, institucionale dhe diplomatike për fazën e apelit.

Nga ana e saj, Presidentja Shiroka Pula shprehu mbështetjen e plotë presidenciale për angazhimin e Grupit Punues, duke theksuar rëndësinë jetike të bashkërendimit të veprimeve shtetërore dhe diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit