Transmetuar më 18-11-2026, 09:49

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kanë paralajmëruar reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në vend, ku situata më problematike paraqitet në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit.

Sipas parashikimeve, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, ndërsa intensitet mesatar deri i lartë pritet të përfshijë edhe qarqet e Dibrës dhe Lezhës. Moti i keq pritet të vazhdojë edhe ditën e nesërme, më 19 nëntor.

Autoritetet njoftojnë se si pasojë e reshjeve mund të ketë grumbullime uji dhe përmbytje të lokalizuara në zona urbane, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për emergjencat, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zonat e rrezikuara.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit