Transmetuar më 18-11-2026, 10:50

ROMA – Prokuroria italiane ka vënë nën hetim ish-shefin e Policisë së Shtetit, Gianni De Gennaro, me dyshimet për pengim të drejtësisë dhe devijim të hetimeve lidhur me masakrën e Via D’Amelio-s. Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 korrik 1992, ku u vra gjyqtari Paolo Borsellino dhe pesë anëtarë të eskortës së jo.

Organi i akuzës kishte kërkuar masën e sigurisë me arrest për De Gennaron dhe persona të tjerë, por gjyqtari për hetimet paraprake e rrëzoi kërkesën. Prokuroria e ka kundërshtuar vendimin dhe çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Rishikimit më 1 dhjetor.

Në qendër të hetimeve janë dyshimet për një marrëveshje heshtjeje dhe presion ndaj informatorit të mafies, Salvatore Contorno, për të mos dëshmuar rreth ngjarjeve të vitit 1989 dhe periudhës para atentateve të vitit 1992. Gjithashtu, hetuesit po verifikojnë pistat e fshehjes apo asgjësimit të dokumenteve zyrtare dhe misterin e “Axhendës së kuqe” të Borsellinos, e cila u zhduk menjëherë pas atentatit dhe nuk u gjet kurrë.

Gianni De Gennaro, i njohur dikur si bashkëpunëtor i ngushtë i gjyqtarit Giovanni Falcone dhe me një karrierë 50-vjeçare në institucionet e sigurisë, ka drejtuar Policinë e Shtetit, shërbimet e inteligjencës (DIS) dhe gjigantin e mbrojtjes Leonardo.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit