Transmetuar më 18-11-2026, 09:26

ITALI – Carlos Alcaraz është bërë viral pas një përshëndetjeje me gazetaren e Mediaset, Giulia Santin, gjatë finaleve të ATP-së në Torino. Videoja ka kaluar 5 milionë shikime, duke u shpërndarë gjerësisht edhe nga media spanjolle AS.

Momenti ka ndodhur në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas fitores së Alcaraz ndaj amerikanit Frances Tiafoe. Gjatë përshëndetjes me dy puthje, një hutim i vogël mes tyre u shoqërua me batutën e tenistit: “Në Spanjë të japin dy!”. Gazetarja iu përgjigj me humor se edhe në Itali veprohet njësoj.

Pavarësimisht vëmendjes në rrjetet sociale, bëhet fjalë për një përshëndetje mes dy personave që njihen prej kohësh. Ndërkohë, Alcaraz mbetet në qendër të vëmendjes edhe për jetën private, pas aludimeve për një lidhje me Claudia Canalis.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit