Transmetuar më 17-11-2026, 23:45

Oslo, 17 nëntor 2026 – Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit "Equinor", furnizuesi më i madh i gazit natyror në Europë, është goditur nga një sulm kibernetik që ka prekur disa nga sistemet e saj të teknologjisë së informacionit, duke nxjerrë jashtë funksionit rrjetin e brendshëm të komunikimit dhe postës elektronike.

Në një njoftim zyrtar, drejtuesit e kompanisë konfirmuan incidentin, por siguruan se prodhimi, operacionet dhe shpërndarja e energjisë vijojnë normalisht, pa pasur deri më tani indikacione për vjedhje të të dhënave sensitive. Sipas agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, sulmi ka paralizuar aplikacionet e brendshme të IT-së, ndërsa Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSM) dhe njësitë e kundërterrorizmit kanë ndërhyrë menjëherë për të nisur hetimet dhe për të ofruar mbështetje teknike në neutralizimin e pasojave.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit