

Bergamo, 17 nëntor 2026 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme komunitetin në Bossico, në provincën e Bergamos në Itali, ku një 63-vjeçar ka vrare bashkëshorten e tij 61-vjeçare duke e mbytur me duar brenda banesës së tyre.
Sipas autoriteteve italiane, krimi u zbulua pasi ishte vetë autori i dyshuar ai që telefonoi numrin e emergjencës 112 rreth orës 18:30 për të njoftuar krimin. Kur patrulla e karabinierëve mbërriti në vendngjarje, 63-vjeçari u dorëzua pa bërë asnjë rezistencë. Brenda shtëpisë efektivët gjetën trupin e pajetë të 61-vjeçares, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor të urgjencës 118, përpjekjet për ta kthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë karabinierët e kompanisë së Clusone, njësia hetimore e Bergamos dhe prokurori kujdestar për të kryer veprimet e para hetimore. Sipas informacioneve paraprake nga grupi hetimor, në adresë të çiftit nuk rezultojnë ndërhyrje të mëparshme të forcave të rendit për konflikte apo denoncime të mëparshme për dhunë në familje nga ana e viktimës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






