Transmetuar më 17-11-2026, 21:33

Tiranë, 17 nëntor 2026 – Përmes mijëra mesazheve të zbardhura në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin e një prej kartelave më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke identifikuar edhe figurën e Ervis Çelës, i njohur ndryshe si “Visi i Peqinit”. Një pjesë e mirë e fotove të dërguara në biseda, përfshirë portrete personale, dokumente identiteti dhe pamje të bizneseve në vend, u kthyen në çelësin kyç për zbardhjen e kodeve të përdoruesve dhe goditjen e këtij grupi kriminal, dosja e të cilit u dërgua për gjykim në nëntor 2026.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, Ervis Çela drejtonte trafikun e kokainës nga Paraguai, ku tonet e lëndës narkotike niseshin drejt tregjeve europiane. Në dosje pasqyrohen biseda të frikshme financiare mes tij dhe familjarëve të tij, si ajo e datës 15 tetor 2020 me vëllain e tij Ardjan Çela, ku flitet për miliona euro të fituara nga droga dhe për detyrimet e larta të bashkëpunëtorëve. Në përgjimet e siguruara nga dosja penale, biseda mes vëllezërve Çela zhvillohet fjalë për fjalë si më poshtë:

“Me kismet fundjavës t’kaloj 1 M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus këtej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

Në të njëjtën linjë hetimore, dosja zbulon transaksione marramendëse ku shumat e gatshme transportoheshin fshehurazi në Shqipëri, përfshirë një rast ku mbi 1 milion euro mbërritën në Peqin. Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, duke e njoftuar për marrjen e parave:

“…Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni în TR…”.

Ndërkohë, në orën 11:08:36 të asaj dite, Franc Gergely i shkruan Ervis Çelës për ecurinë e pagesave:

“..Ça bane…?” Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu ti sot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…”.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit