Transmetuar më 17-11-2026, 20:30

Kavajë, 17 nëntor 2026 – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar mbrëmjen e sotme masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës, i dyshuar për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Në pranga ka rënë efektivi me inicialet A.C., me detyrë punonjës i rolit bazë në Komisariatin e Kavajës.

Masë sigurimi është caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me vendim të datës 16 nëntor 2026, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, hetimet ndaj tij janë zhvilluar nën dyshimet e forta për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore në bashkëpunim me organin e akuzës për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit