Transmetuar më 17-11-2026, 17:12

Romë, 17 nëntor 2026 – Një punëtor shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një automjet ndërkohë që po kryente punime mirëmbajtjeje në një kantier ndërtimi në autostradën A18 Messina-Catania. Viktima është identifikuar si Hashim Mehmeti, ndërsa ngjarja e rëndë u regjistrua pranë daljes së Giardini Naxos, në drejtim të Katanias.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet i drejtuar nga një grua ka devijuar papritur nga korsia e lëvizjes dhe ka hyrë në zonën e kufizuar të kantierit rrugor, duke goditur fuqishëm 64-vjeçarin shqiptar që ndodhej në krye të detyrës. Menjëherë pas përplasjes fatale, drejtuesja e mjetit ka ndaluar dhe ka tentuar t’i japë ndihmën e parë punëtorit të plagosur rëndë, por e tronditur nga skena dhe pasojat e aksidentit, ka pësuar gjendje të fikëti dhe është dashur ndërhyrja e personelit mjekësor të urgjencës 118 për t’i dhënë ndihmë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë patrullat e Policisë Rrugore të Giardini Naxos dhe disa ekipe të ndihmës së shpejtë, por fatkeqësisht për punëtorin shqiptar nuk mund të bëhej më asgjë. Aktualisht, hetuesit italianë po shqyrtojnë dinamikën e plotë të aksidentit dhe përgjegjësitë ligjore, përfshirë pistën se gruaja mund të ketë kryer një manovër të menjëhershme për të shmangur përplasjen me një automjet tjetër përpara se të përfundonte brenda perimetrit të punimeve, ndërkohë që ngjarja shkaktoi bllokim dhe vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e mjeteve drejt Katanias.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit