

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, vendosi sot të bëjë një ulje modeste të çmimit të naftës dhe benzinës.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 u vendos që nga sot të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ose 3 lekë më pak.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN u la të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ose 1 lek më pak.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, u vendos të jetë 70 lekë/litri me pakicë ose 1 lek më pak.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër ose 2 lekë më pak.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






